Dhuna në SHBA, lideri i Iranit: Demokracia perëndimore e brishtë

schedule11:47 - 7 Janar, 2021

schedule 11:47 - 7 Janar, 2021

Demokracia perëndimore është “e brishtë”. Kështu ka deklaruar Presidenti iranian Hassan Rohani sot, duke paralajmëruar “gjithë botën” për rritjen e “populizmit” pas incidenteve që ndodhën dje në Kapitol në Uashington.

“Ajo që pamë në Shtetet e Bashkuara mbrëmë dhe sot tregoi, para së gjithash, se demokracia perëndimore është e brishtë, “ tha Rohani në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

“Fatkeqësisht, në vendet perëndimore kemi zbuluar se terreni është gati për populizëm, megjithë përparimet në industri dhe shkencë ,” tha Rohani.

“Një populist erdhi në pushtet dhe bëri kërdi në vendin e tij në katër vjet. Shpresoj që të gjithë dhe udhëheqësit e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë të marrin mësim,” tha ai, duke iu referuar Presidentit në largim të SHBA Donald Trump.

Presidenti iranian i bëri vërejtjet një ditë pas kaosit dhe dhunës në Uashington, ndërsa u sulmua ndërtesa e Kongresit nga mbështetësit e Trump, që refuzonin të pranonin fitoren e rivalit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

I akuzuar nga kundërshtarët e tij ultra-konservatorë për kërkimin e një “kompromisi” me Perëndimin, Rohani, një i moderuar në politikën iraniane, i dërgoi sinjal të ri ‘hapjeje’ qeverisë së ardhshme të SHBA.

“Nëse ata kthehen në logjikën e tyre, legjitimitetin dhe detyrimet e tyre, kjo do të jetë për përfitimet e tyre dhe për të mirën e botës, ” shtoi Rohani.

Edhe pse Republika Islamike i përshkruan Shtetet e Bashkuara si një “djall i madh”, kjo nuk është hera e parë që një president iranian i referohet “kombit amerikan” si një “komb i madh”.

Republika Islamike dhe Shtetet e Bashkuara ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1980 dhe kanë qenë dy herë në prag të luftës që nga qershori 2019 në mes të tensioneve në Gjirin dhe rreth marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit, i cili është në rrezik të kolaps.  Rohani kryesoi negociatat për një marrëveshje të rëndësishme bërthamore në vitin 2015, por Trump e braktisi në vitin 2018. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!