“Unë thur me ty”, nisma e veçantë e aktivistes: Do të jem një partizane e punës me dorë

schedule10:31 - 7 Janar, 2021

schedule 10:31 - 7 Janar, 2021

“Unë thur me ty” është nisma që aktivistja Edi Gogu ka ndërmarrë për të ruajtur traditën e punimeve me dorë por gjithashtu dhe për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me nmoderatorin Alban Musa, aktivistja tregoi se ky projekt lindi nga pasditet e disa zonjave që kalojnë kohën me njëra-tjetrën në zonat rurale.

“S’e prisja por kisha dëshirën e brendshme që të na bashkoheshin pasi kam shumë mikesha që jetojnë nëpër qytete të ndryshme dhe thashë mbase iu pëlqen. Janë nikoqire dhe kur më erdhën mesazahe nga mikeshat dhe nga njerëz të tjerë ishte një gëzsim, sepse duket sikur vlerat e bukura të dashurisë dhe të të dhënit nuk janë zhdukur, por janë mes nesh. Jam rritur në një shtëpi ku perdet ishin të bëra me grep nga gjyshet. Ende i kam në shtëpi këto krijime që gjyshja ka bërë.“, u shpreh ajo.

Përveçse një sfidë ku mund të mësosh të punosh me shtiza, aktivistja theksoi se është dhe një mënyrë shplodhjeje shumë e mirë për trurin. Ajo shtoi se do të “luftojë si një partizane për të mbrojtur punën e dorës sepse është një pasuri.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!