Gazetarja e Zërit të Amerikës në Uashington, Keida Kostreci në një bisedë me gazetarin Ervin Kukeli tregoi në ABC atë që po ndodh në SHBA nga trazirat, pasi protestuesit pushtuan Kongresin.
“Është një gjë krejt e pazakontë. Në ishim në Uashington paradite ku mbështetësit e Trump ishin në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas ecën drejt Kongresit. Është dramatike situata. Pati evakuim, një mbylle dhe nuk premton një largim të protestuesve nga Kapitoli.
Është një situatë mjaft shqetësuese. Duhet të presim të shohim me sa forcë, forcat do të ndërhyjnë për të shpërndarë protestuesit. Situata ishte e paralajmëruar duke pasur parasysh retorikën, por jo e parashikuar” tha ajo./ db/Abcnews.al