Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka cilësuar të turpshme skenat brenda kongresit amerikan. Ai ka kërkuar që transferimi i pushtetit të bëhet i qetë.
“Skena të turpshme në Kongresin Amerikan. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit” tha ai duke dënuar atë që po ndodh./ db/Abcnews.al