Presidenti amerikan Donald Trump u është drejtuar amerikanëve me një video-mesazh gjatë të cilit u kërkon që të shkojnë në shtëpi në paqe.
Në mesazhin e tij, Trump u thotë qytetarëve që e di që ata janë të lënduar, “pasi zgjedhjet u vodhën” por shton se ata duhet të largohen nga Kapitoli për të respektuar njerëzit e Ligjit dhe Rendit.
“Shkoni në shtëpi, ne ju duam, jeni shumë të veçantë. E keni parë se çfarë po ndodh, e keni parë si trajtohen të tjerët…E di si ndiheni, por shkoni në shtëpi, dhe shkoni në paqe.”
Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Joe Bide, e quajti atë që po ndodh në Kapitol, një ngjarje të paprecedent, ndërsa shtoi se kjo nuk është Amerika e vërtetë, por një grup ekstermistësh. /abcnews.al/
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 6, 2021