Këngëtarja e njohur, Halsey ka lancuar linjën e saj të bukurisë. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Twitter, duke shprehur entuziazmin.
Linja e saj quhet “About face” dhe 26-vjeçarja është shprehur shumë e lumtur, teksa ka bërë disa komente lidhur me aspekte të ndryshme të procesit të krijimit të saj.
Autorja e shumë hiteve, gjithashtu ka ndarë disa imazhe promovuese për markën dhe për të gjitha ato ajo ishte grimuar vet.
Sakaq, Hasley shpjegoi se kishte ushtruar kontroll të plotë mbi krijimin e produkteve dhe se gjithçka mbështetej në sfondin e saj të gjerë në krijimin e linjës. /abcnews.al