Këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa këtë të mërkurë ishte e ftuar në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku foli për projektet e saj më të fundit. Sapo ka mbyllur një sezon në “Portokalli” dhe ka publikuar këngën ‘Dashuri siberiane”.
Eneda tregoi në studio si ishte rikthimi i saj në Portokalli dhe se si kishte ardhur publikimi i këngës. Sigurisht në këtë intervistë të gjatë dhe miqësore me Ermalin nuk u la pa u prekur edhe pjesa tjetër e saj, Eneda si nënë dhe Eneda si shoqe.
“Çfarë vlere ka ende sot tek ty martesa?”, ishte pyetja që Ermali i drejtoi këngëtares.
“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”.
Ajo shtoi më tej se asnjë nga prindërit nuk mund të bëj rolet e te dyve edhe të babait edhe të nënës, ndaj rolet përkatese janë të domosdoshme.
Por si është Eneda si mike? Do e kishte ajo ‘Enedën’ shoqe? Ja si i përgjigjet Ermalit:
‘Një shoqe shumë e mirë. Çmoj sinqeritetin, të thënat troç, edhe kritikat’ . Po a fal Eneda:
“Unë i kam falur të gjithë. Nuk më intereson fare!