Covid step çiftet për të kryer fertilizimin in vitro, KIlinika e fertilitetit tek Hygeia masa shtesë për mbrojtjen e pacientëve

schedule16:14 - 6 Janar, 2021

schedule 16:14 - 6 Janar, 2021

Pandemia e koronavirusit ka stepur shumë çifte që t’i drejtohen spitaleve për të ndjekur procedurën e farëzimit artificial për t’u bërë prindër.

Është e pashmangshme që të ketë çifte që stepen dhe e shtynë në kohë, fertilitetin e tyre. Në disa raste, kjo është shumë e vështirë dhe jo e lehtë për ta. Sepse, ka çifte për të cilët koha është e rëndësishme në kryerjen e kësaj procedure.”

Mjeku embriolog Marsel Haxhia thotë se në Klinkën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë ndjekin të gjithë protokollet ndërkombëtare për t’u ofruar siguri pacientëve.

“Jemi munduar të jemi sa më korrektë në zbatimin e protokolleve…jemi munduar që t’i testojmë të gjithë, gratë dhe burrat që i nënshtrohen kësaj procedure, përpara.  “

Ndërkohë mjeku shpjegon se Covid-19 nuk lë pasoja tek femrat ndërsa tek meshkujt beson se ato janë afatshkurtra.

“Qelizat, vezë dhe spermatozoide, në persona të infektuar, nuk janë gjetur mbetje të virusit. Kjo do të thotë se këto qeliza nuk e mbartin në fetus, dhe më tutje dhe në shtatzëni.”

Klinika e Fertilitetit Hygeia është e  vetmja në vend, e vlerësuar me certifikatë për cilësinë e shërbimit nga organizata ndërkombëtare. /abcnews.al/