Halla e 11-vjeçares shqiptare që u qëllua me thikë nga vëllai 12-vjeçar në ishullin Rodos të Greqisë ka kërkuar kujdestarinë e vajzës së mitur pasi ajo refuzon kthimin në shtëpi.
Mediat greke raportojnë se halla e fëmijëve ka kërkuar para prokurorit që ta mbajë ajo në shtëpi vajzën e vëllait pasi incidentit të rëndë disa ditë më parë, ku vëllai 11-vjeçar e qëlloi atë me thikë pas sherrit se kush do ta bënte gati sallatën për Vitin e Ri.
Në sherr e sipër, 12-vjeçari mori thikën duke qëlluar motrën, e cila përfundoi në spital, raporton abcnews.al.
Duket se vajza ka kaluar rrezikun për jetën, por tani ka frikë të kthehet në shtëpinë e babait duke kërkuar strehë diku tjetër.
Fëmijët jetonin vetëm me babain, pasi e ëma kishte ndërruar jetë 9 vite më parë.
Ngjarja është mbuluar gjerësisht nga mediat greke, të cilët e kanë cilësuar një tragjedi të dytë në familje pas humbjes së nënës. /abcnews.al


