Mozzik hodhi poshtë thashethemet që qarkullonin prej kohësh duke thënë se nuk është rikthyer me Loredanën. Së fundmi, reperi ka lënë të kuptojë me një postim që ka bërë në Instaastory se është single dhe se ka frikë të krijojë diçka të re.
Arsyeja e vetme për këtë është vetëm vajza e tij, Hana. Reperi ka shpërndarë një thënie ku shkruhet: “Të gjithë shokët më thonë se kam nevojë për një të dashur, por unë jam një baba beqar. Kam frikë se s’do gjejë dikë që do kuptojë se fëmija im vjen i pari”.
Kujtojmë që pak ditë më parë, reperi në një intervistë për “Prive” tregoi se nuk ishte rikthyer me Loredanën, pasi në të kundërt do ta kishte pranuar vetë këtë gjë. Përsa i përket videove dhe fotove ku i tregojnë bashkë, Mozzik tha se se kanë dalë me njëri-tjetrin për t’i blerë diçka vajzës së tyre. /abcnews.al