Epidemiologët me sytë nga e kaluara për të parashikuar të ardhmen

schedule14:03 - 6 Janar, 2021

schedule 14:03 - 6 Janar, 2021

Nga Jessica Glenza, The Guardian

Ka kaluar mbi një vit që kur koronavirusi Sars-CoV-2 u identifikua nga shkencëtarët kinezë si burimi i një sëmundje të re, vdekjeprurëse të frymëmarrjes.
Që nga ai moment, më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur, ekonomitë në të gjithë botën kanë pësuar recesion, njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe kanë kaluar pushimet pa praninë e njerëzve të dashur.

Përpara nesh është një vit që ka në dorë fushatën më të vështirë logjistike të shëndetit publik.
Profesori i Yale dhe epidemiologu social Nicholas Christakis kanë shprehur se ka shpresë në këtë vit të ftohtë, siç përcaktohet në librin e tij të ri Apollo’s Arrow: The Impound and Endurance of Coronavirus on the Way We Live .

Duke u bazuar në një nga argumentet në libër shpjegohet qartë se ajo çfarë po i ndodh njerëzimit duket si diçka jo reale por plagët nuk janë të panjohura për botën- por janë thjesht të panjohura për ne”.

Plagët që shkakton pandemia dhe vetë pandemitë mbarojnë. Pandemitë kanë mbaruar edhe para se të zhvilloheshin vaksinat.
Dhe mënyra se si reagojmë ndaj këtyre mikrobeve – përmes distancimit social për shembull – përcakton forcën me të cilën virusi godet shoqërinë tonë.
Më tej, ndërsa shpërndarja e vaksinave nga Pfizer dhe Moderna do të jetë një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik të kohës sonë, ato gjithashtu përfaqësojnë një nga arritjet e mëdha të njerëzimit.

Nëse mund të vaksinojmë një pjesë të mjaftueshme të popullsisë (afërsisht 75% sipas disa vlerësimeve ), atëherë do të kemi pandeminë nën kontroll dhe sigurisht numri i viktimave do të jetë shumë i ulët.

“Ne jemi gjenerata e parë që jemi përballur me këtë kërcënim që na ka lejuar të kundër-përgjigjemi në kohë reale me ilaçe të efektshme”, tha Christakis.
Edhe pasi mbaron pandemia, shpesh ka një periudhë në të cilën njerëzit kërkojnë ndërveprim më të gjerë shoqëror, dhe Christakis parashikon se do të jetë një “20-të e zhurmshme” e dytë ashtu si ndodhi pas pandemisë së gripit të vitit 1918.

“Shumë njerëz duhet të kuptojnë se veprimet e qeverisë janë që ekonomia rritet dhe jo të ngadalësohet – kjo është diçka e rreme”, tha ai. “është virusi shkaktari që ekonomia po ngadalësohet, sepse ekonomitë nuk ia dolën edhe në antikitet kur ndodhi murtaja, edhe kur nuk kishte asnjë qeveri që urdhëroi mbylljen e shkollave dhe restoranteve.
Kjo e ardhme, sipas parashikimi të Christakis, nuk do të vijë derisa të vaksinohet e gjithë shoqëria, ndoshta deri në vitin 2021, dhe sigurisht të ketë mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar nga shkatërrimi socio-ekonomik që ka shkaktuar virusi, ndoshta deri në vitin 2023.

Dhe sipas parashikimit të tij, do të jetë viti 2024 kur do të mund të shohim stadiumet e mbushura plot, klubet e natës dhe arti të lulëzoj.
Gjatë 2021 do të vazhdojë të praktikohen ende masat e distancimit social. Kjo do të ndodhë për arsye se pavarësisht janë aprovuar dy vaksina të autorizuara për shpërndarje në SHBA, ka doza të mjaftueshme vetëm për të vaksinuar 150 milion amerikanë.

Shkencëtarët do të duhet të vazhdojnë të zhvillojnë kandidatë të tjerë për vaksina, më pas qeveria do të duhet t’i vlerësojë dhe miratojë nëse janë të sigurta dhe efektivë dhe atëherë do të vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu njerëzimi do të jetë vazhdimisht i interesuar për vaksinat përfshirë këtu faktin se sa zgjat imuniteti dhe sa të sigurta janë për fëmijët.
Viti i ardhshëm do të testojë vazhdimësinë e distancës sociale, larjen e duarve, mbajtjen e maskave dhe shmangien e turmave, e njëjta përgjigje e shekullit të 14-të ndaj murtajës, e cila do të shërbejë për të frenuar valën e pandemisë që po përjeton tani e gjithë SHBA-ja.

Christakis paralajmëron se njerëzimi e ka treguar se është i prekshëm ndaj udhëheqjes së dobët, mungesës së koordinimit dhe keqinformimit të përhapur gjatë një pandemie.

Nënshtrimi ndaj keqinformimit, përçarjes dhe mohimit janë gjithashtu tipare tipike të një pandemie, sipas Christakis.
Bota jonë ka ndryshuar, ka një patogjen të ri vdekjeprurës që po qarkullon, ne nuk jemi njerëzit e parë që u është dashur të përballen me këtë kërcënim dhe çdo gjë është në dorën tonë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!