Vaksinimi anti Covid në çdo vend do të nisë fillimisht nga kategoritë më të rrezikuara. Por personalitete të politikës dhe të artit në Poloni kanë preferuar të mos presin në radhë dhe janë regjistruar si mjekë, në mënyrë që të vaksinoheshin ndër të parët.
Universiteti mjekësor i Varshavës do të gjobitet me 55 mijë euro pasi ka vaksinuar kundër Covid, në mënyrë të privilegjuar personalitete të botës së politikës dhe spektaklit.
Masa është konfirmuar nga ministri polak i shëndetësisë Adam Niedzielski, i cili theksoi se enti akademik ka shkelur programin kombëtar të imunizimit, duke regjistruar personalitetet si mjekë, në mënyrë që të bëheshin pjesë e kategorisë që ka prioritet për vaksinimin.
Mes të tjerëve janë vaksinuar eurodeputeti Leszek Miller dhe aktorja Kristina Janda. Pa publikimit të lajmit, të dy këta, për t’u justifikuar, deklaruan për mediat se kishin marrë vaksina të cilat rrezikonin të skadonin dhe të bëheshin të papërdorshme./abcnews.al