Kim Kardashian u fotografua pa unazën 1.3 milion dollarëshe, dy javë para se të raportohej se martesa e saj me Kanye West kishte përfunduar. Ylli i “Keeping With The Kardashians” nuk e kishte unazën kur u fotografua gjatë festimeve të Krishtlindjeve.
Divorci i Kim dhe Kanye u raportua se ishte “i pashmangshëm” nga burime të shumta pas një viti të vështirë për çiftin e famshëm. Marrëdhënia e tyre pësoi krizë pasi reperi bëri deklaratën shokuese se kishin menduar abortimin e vajzës së madhe, North.
LEXO EDHE: Përpjekjet për të shpëtuar martesën nuk funksionuan, Kim dhe Kanye drejt divorcit
Më tej, në një seri postimesh në twitter, Kanye vuri në shënjestër gruan dhe vjehrrën Kris Jenner, duke pretenduar se ata u përpoqën ta mbyllnin në një spital. Reperi vuan nga bipolariteti, dhe Kim foli për herë të parë për problemet e shëndetit të tij mendor në Korrik.
Si duket gjërat kanë ardhur duke u përkeqësuar, duke çuar dhe në ndarjen e çiftit më të famshëm të showbizzit. Ndërkohë dyshja e famshme ka preferuar të mos flasë ende publikisht dhe të konfirmojë ndarjen. /abcnews.al