ABC zbardh mesazhet kërcënuese në drejtim të djalit të Përparim Ademit nga të afërmit e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, disa orë pas vrasjes së tyre në datë 31 Dhjetor.
Në adresën e tij në Facebook, kanë mbërritur mesazhe nga një person i quajtur Bashkim i cili paralajmëron djalin e Ademit
“Do të gjej kudo të jesh. Mos kujto se do të shpëton bashkë me Përparimin, sa t’i varrosim. Do villni gjakun e motrave të mia”, thuhet në mesazhet kërcënuese.
Ndërkohë nga mesazhet duket se para vrasjes dy personat kanë pasur një marrëdhënie të afërt me njëri tjetrin.
I afërmi i motrave i ka dërguar djalit të Përparim Ademit një duartrokitje në postimin e tij të fundit. Ndërkohë që më herët e ka përshëndetur me një këngë të artistes greke Avgi Triantafilidou. /mv.abcnews.al