11 burra përdhunuan në grup dhe më pas e vranë, gjendet e pajetë në vaske 23 vjeçarja në Filipine

schedule09:22 - 6 Janar, 2021

schedule 09:22 - 6 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku njëmbëdhjetë burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje të një stjuardese në një vaskë hoteli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Christine Angelica Dacera, 23 vjeç, u përdhunua dhe më pas  u vra brutalisht pasi festoi Vitin e Ri me miqtë në një hotel.

Trupi i pajetë i 23 vjeçares është gjetur në vaskë nga kolegu i saj Rommel Galida.

Galida mendoi se Dacera ishte në gjumë dhe e mbuloi me një batanije. Por kur u zgjua disa orë më vonë pa që ajo ishte pa ndjenja dhe se ajo kishte filluar të bëhej blu.

Paraprakisht hetuesit kanë thënë se trupi i gruas së re kishte të nxira dhe prerje në kofshë dhe gjunjë, duke theksuar se trupi i saj gjithashtu tregoi prova se ajo kishte qenë viktimë e sulmit seksual.

Policia fillimisht akuzoi 11 burra për përdhunim dhe vrasje të cilët ishin me Dacer në dhomat e tjera të hotelit. Ndërkohë deri më tani janë arrestuar tre nga burrat e akuzuar tashmë dhe tetë janë në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!