Gratë tashmë mund të drejtojnë trenat e metrosë në Moskë

schedule08:43 - 6 Janar, 2021

schedule 08:43 - 6 Janar, 2021

Drejtimi i një treni metroje, tashmë në Moskë, mund të kryhet dhe nga gratë. Kjo pas miratimit të një ligji që e heq këtë profesion nga lista e atyre që mund të kryhen ekskluzivisht nga meshkujt

Në Moskë, gratë tashmë mund të drejtojnë metrotë: si pasojë e ndryshimeve të fundit në kushtetutën ruse, që i ndalon grave shumë profesione, janë punësuar makinistët e para të trenave elektrike në historinë moderne

Trenat e metrosë historikisht drejtoheshin nga burra, përderisa dhe profesioni renditej në listën e punëve që konsideroheshin të dëmshme për shëndetin e grave. Departamenti rus i transporteve në Moskë, pohoi se për shkak të automatizimit të proceseve mekanike, funksionimi i trenave nuk konsiderohet një stërmundim fizik.

Një dekret i ministrisë së punës, në muajin shtator të vitit të kaluar, reduktoi numrin e profesioneve që mund të ushtrohen ekskluzivisht nga meshkujt, nga 450 në 100./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!