Mbrëmjen e sotme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë, e cila po drejtohej nga një i ri, 25-vjeçari me inicialet E.P. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, sipas policisë në rrethana ende të paqarta.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.
Policia e Lezhës deklaron se ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës për të kapur autorët e sulmit me armë./ db/Abcnews.al