Chelsea Furnival nga Newport, Uells, dhe partnerit të saj Adrian Witt i ka ndodhur e papritura teksa panë fotografinë 4D të vajzës së tyre të palindur, gjatë skanimit të 2 janarit.
“Nuk mund t’iu besonin syve kur e pamë”, është shprehur nëna e re.
23 -vjeçarja shkoi për ta bërë fotografimin për t’u siguruar se foshnja e saj ishte mirë, pasi po e shkelmonte vazhdimisht barkun e saj, por pozicioni i foshnjës në mitër tregoi edhe një gjest interesant të saj. Mesa duket se edhe foshnja e palindur ishte e nervozuara me vitin 2020 dhe e ka përshëndetur në mënyrën më të veçantë.
Fotografia nga skanimi e shfaq foshnjën me sy mbyllur, por me gishtin e mesëm të ngritur lartë dhe pastër, që ta shoh e gjithë bota./abcnews.al