“Sjellja dhe mendimet publike të Edi Ramës janë një dëshirë perverse për të shkuar në monizëm,” deklaron politologu Arbër Zaimi në emisionin “Refleksione”.
Politologu merr për bazë në analizën e tij, dy deklarata të forta të kryeministrit Edi Rama. Protesta që u zhvilluan pas vrasjes së Klodian Rashës, ku Rama sipas Zaimit i akuzoi protestuesit si armiq të popullit.
Dhe momenti i dytë që Zaimi përmend është diskutimi i kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërinë “ku zoti Rama tha se ata që më akuzojnë mua janë llumi i shoqërisë.” Zaimi argumenton se kjo sjellje, ky mendim është një dëshirë perverse për të shkuar në monizëm.
“Nëse ne nuk e reformojmë dot kapitalizmin, dhe nëse neve kemi vetëm një rrugë vetëm një projekt, nuk kemi disa alternativa por vetëm një formë duke mos patur asnjë tjetër, atëherë ne në fakt nuk kemi më demokraci.
Të pasurit demokraci do të thotë të pasurit shumë rrugë, por kur qeveria aktuale voton për një rrugë, mbas 12 vitesh do vij qeveria tjetër që do zgjedhë një tjetër rrugë, pra kthen timonin. Pra nëse kemi vetëm një rrugë atëherë partitë janë të kota, janë marioneta në demokraci.
Shpesh e shoh si tendencë këtë gjë në Shqipëri, e shoh tek z.Rama, që pas vrasjes të Klodian Rashës, mënyra kur si u diskutua protesta, mënyra si i akuzoi protestuesit si armiq të popullit. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u diskutua kufiri detar i Greqisë me Shqipërinë ku z. Rama tha se ata që më akuzojnë mua janë llumi i shoqërisë. Kjo sjellje, ky mendim është një dëshirë perverse për të shkuar në monizëm,” deklaroi ndër të tjera Zaimi në emisionin “Refleksione”.
/abcnews.al/