Vrasja e dy motrave në Shqipëri jehonë në Greqi, media: U zbulua tregtia e foshnjave në Selanik

schedule19:06 - 5 Janar, 2021

schedule 19:06 - 5 Janar, 2021

Pak orë para natës së ndërrimit të viteve, Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë me autor Përparim Ademin, i cili ekzekutoi dy motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Lajmi ka bërë jehonë edhe në mediat greke, të cilat kanë shkruar disa artikuj për këtë cështje, sidomos pas dëshmive të të afërmve për shitjen e foshnjave që e rëndojnë akoma më shumë pozitën e autorit.

Media greke “ERT” shkruan se Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi dhe se vrasja e dyfishtë e motrave në Tiranë ka zbuluar tregtinë e foshnjave në Selanik.

Kjo pasi sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i kishte dërguar më parë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Autori ka pranuar se ka pasur marrëdhënie jashtë martesore me të dyja motrat, fakt ky i pranuar edhe nga gruaja e këtij të fundit, Vjollca Telo.

Ndërkohë, historia është edhe më e komplikuar. Gazetarja Xhensila Kodra raportoi se nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se motra e vogël e Kristinës dhe Zhanetës, Anxhela është e dashura e djalit të autorit (lexo ketu). /db/Abcnews.al