Ka shkuar në 42 persona numri i të lënduarve nga shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj, në Kosovë.
Të paktë 14 prej tyre kanë marrë djegie të shkallës së dytë.
Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, dhjetra të plagosur
Mjeku Agron Çitaku në një komunikim për mediat në Kosovë tha se 14 personat gjendja e të cilëve sipas tij është e rëndë kanë dëmtime në pjesën e sipërme të trupi dhe në fytyrë.
“14 pacientë kemi pranuar deri më tani. Gjendja mund të themi se është mesatarisht e rëndë. Më i riu ishte i vitit 2002, ndërsa mosha 49 vjeçare është më e larta. Nuk ka rrezik për jetën por gjendja është mesatarisht e rëndë. Kryesisht lëndime kanë marrë në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë”, tha mjeku Agron Çitaku.
/abcnews.al/