Federico Bernardeschi erdhi para tre vitesh te Juventus nga Fiorentina, por në asnjë moment nuk arriti të bëhet i rëndësishëm për formacionin e “Zonjës” dhe vazhdoi të ishte lojtar stoli. Tashmë që kontrata e tij përfundon pas dy vitesh dhe rinovimi nuk është në skenar, Juventus mendon shitjen e italianit, madje ka gjetur zëvendësuesin.
Alejandro Gomez ka mosmarrëveshje me trajnerin Gasperini te Atalanta dhe dëshiron të largohet. Klubi e ka nxjerrë në shitje në janar dhe së fundmi mësohet se Juventusi ka shfaqur interes për argjentinasin, i cili do të mbulojë boshllëkun e lënë nga Bernardeschi.
Kujtojmë që Gomez kishte një sherr fizik me trajnerin Gasperini në pushimin e ndeshjes së Champions me Midtjylland dhe pas kësaj gjithçka u thye dhe ende nuk e kemi parë flamurin e bardhë të paqes nga asnjëri prej tyre. Në një ndeshje ndaj Juves, Gomez u pa teksa këndonte himnin e bardhezinjve, duke dërguar sinjale të qarta. /abcnews.al