Haradinaj: Korrigjimi i kufijve i shërben vetëm Putin

schedule23:05 - 3 Gusht, 2018

schedule 23:05 - 3 Gusht, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se korrigjimi i kufijve në Ballkan i shërben vetëm një personi, presidentit rus Vladimir Putin. Në një intervistë për Radio-Televizionin e Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se kreu i Kremlinit synon ta përdorë korrigjimin e kufijve si precedent që të vlejë për raste të tjera. “Askush nuk e dëshiron ndryshimin e kufijve, vetëm një njeriu i shkon për shtat. Ai është Vladimir Putin, që dëshiron të ndryshojë kufijtë në Bosnje”, ka deklaruar Haradinaj. Kreu i qeverisë kosovare ka paralajmëruar se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndryshojë për asnjë metër, ndryshe në rajon fillon lufta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!