Borussia Dortmund ka në pronësi një nga talentet më të mëdhenj të botës, Erling Haaland. Norvegjezi ka treguar se është një talent i madh dhe në një të ardhme afatshkurtër do të bëhet një nga më të mirët e globit.
Nga mediet flitet se do e lërë Dortmundin në verë për tu transferuar te një klub i madh si Real Madrid, United apo Barcelona. Drejtori i Borussias, Hans-Joachim Watzke është shumë i qartë se Haaland do largohet një ditë, por ai ka një këshillë për 20-vjeçarin.
Watzke shprehet se Haaland duhet të kopjojë Lewandowskin. Ky i fundit e la Dortmundin si lojtar i lirë, por Watzke nuk e ka fjalën për këtë. Ai shprehet se Haaland duhet ta lërë Borussian pasi të jetë bërë një yll botëror dhe kjo nuk arrihet në vetëm një vit.
“Nëse Erling na lë ne, do të shkojë në një klub të madh, por në shumë pika si nuk është gati për ta bërë këtë. Nëse vendos të shkosh në një klub si Real Madrid, për shembull, duhet të jesh lojtar i klasit botëror.
Erling dhe agjenti i tij (Mino Raiola) e dinë më mirë, por unë mund ta këshilloj të veprojë si Lewandowski, të ikë nga këtu si një yll botëror, por kjo nuk arrihet në vetëm një vit”, u shpreh Watzke. /abcnews.al