“Jam një mbrojtës që i pëlqen të sulmojë”, Atalanta përforcohet me një viking

schedule15:57 - 4 Janar, 2021

schedule 15:57 - 4 Janar, 2021

Merkato ka nisur dhe drejtuesit e klubeve po punojnë shumë këtë periudhë për të përforcuar skuadrat e tyre. Atalanta nuk ka humbur kohë dhe ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Zikaltrit paguan 11 milion euro në arkat e Genk për të siguruar shërbimet e Joakim Maehle. 23-vjeçari danez është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i ekipit italian, me të cilët ka firmosur deri në vitin 2025.

Jam një futbollist dinamik, një mbrojtës krahu shumë ofensiv. Jap gjithmonë gjithçka për skuadrën dhe mund të luaj në të dy krahët. Kam dy objektiva për këtë vit: dua të rritem si njeri dhe të shoh sërish tifozë në stadiume.

Atalanta është një skuadër fantastike, dinamike dhe pasionante. Luan një futboll sulmues, mezi po pres të debutoj dhe mendoj se kam bërë zgjidhjen e duhur“, deklaron lojtari nordik, i cili numëron 6 ndeshje dhe 1 gol me Danimarkën. /abcnews.al