Ministrja e Arsimit Evis Kushi është ndalur sot tek rritja e pagave për mësuesit. Në një postim në rrjetet sociale, Kushi ka publikuar grafikën, ndërsa shkruan se 2021 do të nisë mbarë për mësuesit, pasi pagat e tyre do të rriten me 15%.
Sipas grafikës viti 2021 shënon edhe rritjen më të madhe të pagës për arsimtarët, krahasuar me vitet e kaluara.
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%!? Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin! ?”, shkruan Kushi.