Policia ka arrestuar shoferen 29-vjeçare pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Sipas bluve në pranga ka rënë Klaudia Shpata, 29 vjeçe, banuese në Elbasan. E reja drejtonte mjetin tip “Volkswagen, që u përplas me minibusin, i cili drejtohej nga A.K., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën 36-vjeçari Klevis Dedja, i cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga e reja. Ndërkaq, sipas policisë 29-vjeçarja është vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Kujtojmë se si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur edhe pesë pasagjerë të minibusit, të cilët po ktheheshin nga juglindja.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibus me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibusi, ju informojmë se:
Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
g.v/abcnews.al