Rita Ora thuhet se është paguar një milion dollar për sezonin e radhës të “The Masked Singer”. Një burim tha për “Mirror” se këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur një marrëveshje të re.
“Rita bëri një marrëveshje prej 1 milion £ për seri në rolin e saj si gjyqtare. Ata ishin vërtet të etur për të siguruar kthimin e saj pasi ajo kishte qenë një hit i madh në serinë e parë dhe natyrisht se Rita është një fytyrë shumë e dashur për publikun”.

Davina McCall dhe Jonathan Ross janë rikthyer si gjyqtarë së bashku me Ritën. Ky njoftim vjen në një kohë kur u bë me dije se Rita u largua nga Britania pas skandalit për thyerjen e rregullave duke organizuar një festë për 30-vjetorin e lindjes së saj. /abcnews.al



