Rekord rastesh me Covid, kryeministri i Tajlandës thirrje popullit për të qëndruar në shtëpi

schedule08:52 - 4 Janar, 2021

schedule 08:52 - 4 Janar, 2021

Kryeministri i Tailandës i bëri thirrje popullit të qëndrojë në shtëpi për të ndihmuar në mbajtjen në kontroll të  koronavirusit  dhe për të shmangur një bllokim të rreptë, pasi autoritetet konfirmuan 745 raste të reja në 24 orë.

Qeveria ka shpallur 28 provinca, përfshirë Bangkokun, si zona me rrezik të lartë dhe u kërkoi njerëzve të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin mbledhjen ose të udhëtojnë përtej provincave të tyre, ndërsa numrat e rasteve po vazhdojnë të rriten pas shpërthimit të zbuluar për herë të parë muajin e kaluar në një treg të produkteve të detit pranë kryeqytetit.

Kryeministri Prayuth Chan-ocha tha se qeveria ishte e vetëdijshme për dëmin e mundshëm ekonomik nga masat e forta për frenimin e Covid-19, por që këto masa ishin të nevojshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!