Ryan Garcia ka mposhtur me nokaut teknik Luke Campbell dhe ka marrë titullin e përkohshëm të WBC dhe bëhet kështu sfiduesi i të pamposhturit Devin Haney, kampionit amerikan që mban titullin kampion bote në peshat e lehta.
Campbell, fitues i medaljes së artë në Olimpiadë, në raundin e dytë e rrëzoi rivalin amerikan në raundin e dytë. Gjithsesi “King Ry” u çua në këmbë dhe e vazhdoi duelin, duke ia dalë të fitojë më pas në raundin e shtatë.
The ringside angle of Ryan Garcia's KO ? pic.twitter.com/3cOe1PVUqv
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) January 3, 2021
Amerikani e goditi fort në brinjë me të majtën britanikun, i cili nuk mundi dot të rezistojë dhe përfundoi në gjunjë, duke bërë që gjyqtari të mbyllte ndeshjen. Campbell pas ndeshjes është shprehur se Garcia ishte boksieri më i fortë me të cilin ishte përballur ndonjëherë.
Për Ryan Garcia ky ishte dueli i 21-të që fitonte, 18 prej tyre me “KO”. Amerikani festoi me Canelo Alvarez, madje dëgjohet duke iu drejtuar me këto fjalë meksikanit: “Ti më frymëzove mua. Nuk do të isha kaq i mirë sa jam po të mos kisha ty”. /abcnews.al
“You inspire me. I wouldn’t be as good as I am if I didn’t have you.”
A heartfelt message from @KingRyanG to @Canelo after his win. ✊ pic.twitter.com/J0WOi51RkA
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) January 3, 2021