Merkato e Milanit: Refuzimi i Donnarumma, Calhanoglu dhe shumë emra

schedule08:39 - 3 Janar, 2021

schedule 08:39 - 3 Janar, 2021

Zëra të shumtë merkatoje rreth Milanit, që gjatë këtij muaji mund të bëjë ndonjë lëvizje për të përforcuar skuadrën. Kuqezinjtë gjithashtu po punojnë për të rinovuar kontratat me dy prej lojtarëve kryesorë.

Bisedimet me Hakan Calhanoglu po përparojnë dhe sipas asaj që raporton gazetari Vito Angele, mesfushorit turk i është ofruar një kontratë me pagë bazë 3.5 milion euro, plus bonuse të tjera të përfshira në marrëveshje.

Çështja e rinovimit me Gigio Donnarumma nuk është e lehtë. Së fundmi Interi ka tentuar ta “joshë” , por portieri e ka refuzuar një takim me Marotta dhe pret menaxherin Mino Raiola, i cili po bisedon me Milanin për detaje të ndryshme për të arritur te rinovimi i kontratës.

Portieri dëshiron Milanin dhe të paktën kuqezinjtë nuk i ndërron me ekip tjetër brenda Italisë. Ndërkohë në tavolinën e Paolo Maldinit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë shumë emra, disa prej tyre të refuzuar,

Milani u ka “jo” dy emrave për sulmin. Bëhet fjalë për Fernando Llorente dhe Graziano Pelle, dy lojtarë me eksperiencë që e njohin mirë kampionatin italian. Objektivat kryesuesve të Serie A janë të tjera, ndërkohë që Maldini nuk ka pranuar as huazimin e sulmuesit të ri, Colombo, në Serie B, pavarësisht se dy klube e kanë kërkuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!