Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Varianti i ri i Covid, thyhet rekordi me raste të reja brenda ditës në Britani

schedule08:06 - 3 Janar, 2021

schedule 08:06 - 3 Janar, 2021

Për të pestën ditë radhazi, Britania e Madhe ka tejkaluar 50,000 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 57,725 infeksione,  shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Yvonne Doyle, drejtori i Shëndetit Publik në Angli, paralajmëroi se “transmetimi i Covid-19 është shumë i lartë”.

Pikërisht për shkak të rritjes së infeksioneve, qeveria britanike ka vendosur që të gjitha shkollat ​​fillore në Londër, zona më e goditur, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 18 janar. Unioni Kombëtar i Arsimit, i cili mbledh urgjentisht bëri thirrje për mbylljen e të gjitha shkollave në Angli.

Kujtojmë se në Britani është shfaqur mutacioni i ri i koronavirusit. Sipas ekspertëve ky variant i ri përhapet më shpejt dhe kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarve që ka sjellë edhe presionin e shtuar në spitale. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!