“U lidha me Kristinën, më pas me Zhanetën”, flet Përparim Ademi: Gruaja ime e dinte dhe kishte miqësi

schedule12:28 - 2 Janar, 2021

schedule 12:28 - 2 Janar, 2021

Gjykata la sot në burg, Përparim Ademin, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, ngjarje kjo që shokoi opinionin publik në vigjilje të Vitit të Ri.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, para trupës gjykuese, Ademi, i njohur edhe me mbiemrin Tela ka pranuar që para 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me këtë të fundit, është lidhur me motrën tjetër Zhanetën.

Ndërkaq, Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

Ajo ka shtuar se ka pasur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Përparimi ka thënë se krimi ndodhi për arsye xhelozie sepse kishte dyshime se Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.

Skema e ngjarjes:

Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në  me drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur karikatori bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre. Përparim Ademi akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!