Përparim Ademi, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të vitit të Ri ka dalë sot para gjykatës
Ademi shfaqet i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese vendosi për të masën e masën e sigurisë “arrest në burg”.
Krimi i dyfishtë ndodhi në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjitha ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.
Përpara grupit të hetuesve Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Lexo edhe: Dyshoja se më tradhtonte: Flet 59-vjeçari që vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj
Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër. g.v/abcnews.al