“2020, ke humbur”, futbollisti serb mund kancerin dhe publikon mesazhin emocionues

schedule22:09 - 1 Janar, 2021

schedule 22:09 - 1 Janar, 2021

Viti 2020 ka ikur së bashku me kancerin, kokulur dhe i mundur. Vasilije Janjicic, serbi 22-vjeçar që ka luajtur me Zvicrën, pas terapive dhe dy operimeve ia ka hedhur dhe ka një mesazh për të gjithë. Tani ai po sheh dritë dhe klubi i Zurich ka marrë një lajm shumë të mirë, që është komentuar edhe nga presidenti i klubit, Ancillo Canepa.

“Është bukur të jesh në gjendje të mbyllësh vitin 2020 me lajme të mira. Ishte mbresëlënëse me çfarë energjie dhe dëshire për jetën e luftoi Vasi sëmundjen. Ne jemi të gjithë shumë të lumtur që ai mund të stërvitet sërish me ekipin e parë dhe shpresojmë që së shpejti të mund të luajë në ndeshje”, shprehet Canepa, ndërkohë që Janjicic nuk është kursyer me falënderime në një letër të gjatë.

LETRA E FUTBOLLISTIT  – “Të dashur miq, të dashur tifozë. Është e vështirë të gjesh fjalë pozitive për vitin 2020. Ndihej sikur të gjithë ishim në të njëjtën varkë rrëzoheshim nga lajmet e këqija çdo ditë. Për mua personalisht është viti më i keq dhe më i vështirë i jetës time. Sidoqoftë, nuk dua të them shumë fjalë për këtë vit të mallkuar, përveç se ‘2020, ke humbur’

Dua ta nis vitin 2021 me një lajm shumë të bukur. Jam krenar t’ju them se pas tre muajsh kimioterapi dhe dy operacionesh, e kam mundur kancerin. Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, veçanërisht familjen dhe miqtë që më mbështetën, më shoqëruan dhe më ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë.

 

Mbeshtjetja e Zurich per Vasin ne muajin shtator

Një falënderim shkon për shokët e mi të ekipit dhe tifozët, për mbështetjen e tyre të përditshme. Gjithashtu do të doja t’u them faleminderit djemve të ekipit kombëtar të Zvicrës U21 dhe ish-klubit tim, Hamburger SV, si dhe drejtuesve të tij. falënderoj gjithashtu këshilltarët e mi, që ishin si një familje për mua dhe më mbështetën gjatë kësaj rruge.

Jam shumë i lumtur që jam përsëri i shëndetshëm dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që do të kthehem së shpejti në fushë dhe në fund të luaj përsëri futboll. Për vitin 2021 ju uroj të gjithëve shëndet dhe fat, mbi të gjitha fat të mirë. Mirë u pafshim, i juaji Vasi”. /abcnews.al

 

Zvicra U21, në mbështetje të Vasi