Ajla dhe Meri janë dy bebet e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2021 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo i cilëson të sapolindurat oguri më i mirë për vitin 2021.
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri! Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”, shkruan Manastirliu.
Ndërkohë burime bëjnë me dije për ABC se brenda 10 minutave të parë të 2021-it kanë lindur tre bebe në maternitetin “Koço Gliozheni”./mv. Abcnews.al