Presidenti Ilir Meta i është kthyer sërish çështjes së Detit në natën e ndërrimit të viteve. Meta thotë se garanton çdo shqiptar se nuk do të lejojë cenim të Kushtetutës, të drejtave sovrane dhe interesit kombëtar.
“Garantoj çdo shqiptar: Për “Detin” nuk lejoj cenim të Kushtetutës, të drejtave sovrane dhe interesit kombëtar”, shkruan Meta.
Prej disa ditës Meta dhe Rama kanë shkëmbyer replika në distancë lidhur me çështjen e detit pas vendimit të Gjykatës Supreme në Greqi për zgjerimin me 12 milje në detin Jon./mv.abcnews.al



