Manastirliu: Uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm

schedule10:54 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 10:54 - 31 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zgjedhur një urim të veçantë për Vitin e ri 2021.

Manastirliu përmes një video mesazhi në rrjetin social Facebook, ka përcjellë copëza urimi nga bluzat e bardha që kanë qenë dhe heronjtë e heshtur të këtij viti pandemik që po lëmë pas.

Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që këtë vit të vështirë na kanë dhënë një shembull të pashoq sakrifice e devotshmërie, ju uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm “, shkruan Manastirliu.

Ndërsa disa nga mjekët dhe infermierët në mesazhet e tyre urojnë një vit sa më të mbarë dhe pa pandemi.

Një mjeke uron që 2021 të jetë viti i shpërblimit për të gjithë sakrificat e vitit 2020.

  “Doja të uroja të gjithë bashkëkombasit që ta kalojnë  në harmoni “, uron mjeku i njohur Tritan Kalo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!