Dawn Wells ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare si pasojë e komplikimeve të Covid-19. Wells, e cila portretizoi Mary Ann Summers në “Gilligan’s Island”, vdiq në Los Angeles të mërkurën në mëngjes, tha publicisti i saj Harlan Boll.
Wells përfaqësoi shtetin e Nevadës në konkursin e vitit 1959 Miss America përpara se të bëhej një emër i njohur në ‘Gilligan’s Island’. Më pas u bë pjesë e një sërë shfaqjesh dhe filmash të tjerë telvizivë duke përfshirë “77 Sunset Strip”, “Maverick” dhe “Bonanza”. /abcnews.al