Ndonëse albumi i fundit i tij është renditur në vendin e katërt ndër më të shiturit, The Weeknd tashmë po mendon për një tjetër projekt të madh. Artistti kanadez zbuloi së fundmi se albumi i ri do të frymëzohet nga lëvizja Black Lives Matters dhe pandemia e Covid-19.
Teksa tha se turneu i planifikuar është shtyrë për në verën e vitit 2021, ai shtoi: “Unë kam qenë më i frymëzuar dhe krijues gjatë pandemisë sesa mund të isha normalisht gjatë rrugës.”
“Pandemia, lëvizja Black Lives Matter dhe tensionet e zgjedhjeve kanë krijuar kryesisht një ndjenjë mirënjohje për atë që kam dhe afërsinë me njerëzit pranë meje.”, shtoi më tej artisti. /abcnews.al