Ora nuk ka rëndësi. Temperaturat jo e jo. Ibrahimovic jeton në planetin Zlatan dhe ka standardet e tij, ndaj edhe ka bërë një tjetër çmenduri për tokësorët me të cilët ai nuk dëshiron të krahasohet.
Me të brendshme, sulmuesi i Milanit është shfaqur duke dalë nga shtëpia ndërkohë që binte borë dhe trashësia e saj ishte e konsiderueshme.
Plani i tij ishte i qartë, të zhytej në borë. Mision i kryer me sukses dhe në rrjetet sociale video e atij momentin po bën xhiron. Si çdo gjë tjetër që Ibrahimovic bën…
Ah, po, edhe diçka tjetër. Një mesazh nga Ibra, i cili do të jetë i ftuar në Sanremo: “Zanremo këtu jemi… sepse sanremo është Zanremo”. Festivali i këngës në Itali është “Zlatanizuar” /abcnews.al
View this post on Instagram