Gjermania pret që Bashkimi Evropian të japë miratimin emergjent për vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe Astrazeneca. Kësaj të fundit, iu dha miratimi për përdorim në Britaninë e Madhe të mërkurën.
Klaus Cichutek, kreu i Institutit Paul Ehrlich, tha se, në sajë të rishikimit rreth efektivitetit që iu bë vaksinës së Astrazeneca nga BE, do të ishte e mundur të merrej një vendim i shpejtë pasi të paraqitej një kërkesë zyrtare.
Asnjë aplikim i tillë nuk ishte marrë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri të mërkurën në mëngjes, u tha Cichutek gazetarëve, por me të mbërritur, ai do të pasohet me një debat në këshille.
“Sapo të dorëzohet aplikimi, do të merret vendimi shumë shpejt,” tha Cichutek në një konferencë për shtyp.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn kërkoi “një ekzaminim të shpejtë dhe të plotë” të vaksinës së Astrazeneca nga EMA, përveç miratimit nga BE të vaksinës së Modernas, në fillim të janarit.
Vaksina e zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe BioNTech tashmë po administrohet nën një fushatë vaksinimi në të gjithë BE-në që filloi pas Krishtlindjeve. s.b/abcnews.al/