Lajm i mirë për futbollistët, FIGC njofton ndryshimin e madh në Itali

schedule12:12 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 12:12 - 30 Dhjetor, 2020

Dy janë skuadrat me të cilat mund të aktivizohet një futbollist gjatë një sezoni futbollistik. Rregulli është i qartë, por në Itali do të jetë ndryshe duke nisur nga sezoni 2021/2022.

FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka bërë një ndryshim në rregullore. Lojtarët profesionistë do të kenë mundësinë për t’u aktivizuar me më shumë se dy klube gjatë një sezoni.

Një futbollist profesionist mund të regjistrohet, qoftë përherë apo në mënyrë të përkohshme, deri me tre klube të ndryshme gjatë një sezoni“, lexohet në postimin zyrtar të FIGC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!