Çështja e vaksinës, ambasada ruse i përgjigjet Ramës: Na vjen keq që vullneti ynë i mirë u mor si provokim

schedule11:38 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 11:38 - 30 Dhjetor, 2020

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj komenteve që bëri kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në lidhje me çështjen e vaksinës.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama e cilësoi provokim dhe qesharake ofertën që ambasada ruse në Tiranë i bëri Shqipërisë për vaksinën përmes në postimi në rrjetet sociale.

Në reagim, ambasada ruse shkruan se e kanë të vështirë të kuptojnë se pse kryeministri i vendit “u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë më 28 dhjetor.

Lexo edhe: Rusia i ofroi vaksinën, Rama: Provokim qesharak, mendova se ishe meme, pres të kërkojë falje

Ambasada vijon të shpjegojë se vetëm sa “ka reaguar ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së, dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit.”

Sqarimi vijon më tej: “Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.” 

Në përfundim, ambasada ruse shkruan se u vjen keq që “vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese.”

REAGIMI

?? Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.
Ambasada vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së (https://twitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit (https://top-channel.tv/…/vaksina-e-covid-rama-vendim…/).
Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë.
Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.
Kujtojmë  se Rama u shpreh ditën e djeshme se se kishte menduar se ishte një meme, pasi shtoi ai, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla.
Edi Rama tha se pret që Rusia të kërkojë falje për veprimin që bëri. Në fund ai tregoi edhe objektivat për vaksinën dhe nuk e përjashtoi atë të Rusisë. s.b/abcnews.al/