Akademia e Shkencave: Gjysma e Tiranës ka kaluar koronavirusin

schedule10:58 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 30 Dhjetor, 2020

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Akademia e Shkencave nisi të prezantojë përmes një konference shtypi, rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Rezultatet po paraqiten nga drejtuesit e projektit akademiku Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli. Mësohet se, nga ky studim është dalë në përfundimin se rreth 50% e popullsisë në Tiranë ka tashmë antitrupa për Covid-19. Kurse, në rang kombëtar, imuniteti për Covid-19 është rreth 25%.

Drejtuesit e projektit u shprehën se imuniteti në Shqipëri është relativisht i ulët dhe për këtë arsye duhet të kemi shumë kujdes. Po ashtu, ata thanë se deri më tani nuk ka të dhëna që versioni i ri i koronavirusit, që vjen nga Afrika e Jugut, ka vdekshmëri më të lartë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!