30 vjet burg se spiunoi për Izraelin, agjenti zbret nga avioni dhe puth tokën

schedule10:15 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 10:15 - 30 Dhjetor, 2020

Një ish-analist i Marinës Amerikane, i cili kaloi 30 vite në burg për spiunazh, mbërriti në shtetin hebre sot, ku u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu .

Jonathan Pollard , 66 vjeç kishte shprehur prej kohësh dëshirën që të shkonte në Izrael, vend që i  kishte dhënë shtetësinë izraelite. Çështja e spiunit ka tensionuar marrëdhëniet SHBA-Izrael për dekada.

Polard, një hebre-amerikan i lindur në Teksas , u dënua me burgim të përjetshëm në 1987 pasi u deklarua fajtor për spiunazh.

Ai u la i lirë me kusht në 2015, por duhej të mbante një byzylyk elektronik dhe t’i nënshtrohej kufizimeve të udhëtimit, mbi të gjitha  nuk lejohej të largohej nga Shtetet e Bashkuara për pesë vite.

Vendimi i Departamentit të Drejtësisë muajin e kaluar për të mos rinovuar ndalimin pesë-vjeçar të udhëtimit të përfshirë në lirimin e tij u pa nga disa si një dhuratë lamtumire nga administrata Trump për Izraelin.

Netanyahu mirëpriti Polard dhe gruan e tij, Esther,në aeroportin e Tel Aviv, sipas një video të publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit. Çifti, të dy hebrenj ortodoksë, puthën tokën sapo zbritën nga aeroplani.

Pasi tha një lutje për lirimin e të burgosurve, Netanyahu i ofroi Polardit një kartë identiteti izraelite.

“Mirësevjen në shtëpi”tha Kryeministri. “Tani je një qytetar i Izraelit.” Shtetësia izraelite iu dha Polard në 1995 ndërsa ai ishte në burg.

Gazeta izraelite Hayom , e cila ishte e para që njoftoi ardhjen e çiftit, raportoi se ata fluturuan për në Izrael me një aeroplan privat për shkak të gjendjes shëndetësore të Ester Pollard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!