Shikoni si duket Petrinja këtë mëngjes. Midis shtatë të vrarëve ishin dy oficerë policie. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Kroacinë mesditën e së martës.
Megjithatë, të dhënat mbeten paraprake pasi nuk përjashtohet që viktima të tjera të zbulohen në orët në vijim.
Mes atyre që humbën jetën është edhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir, nga e njëjta shtëpi në Majske Poljane afër Glinës.
Të dhënat i konfirmoi Zv/kryetari i Komunës së Glina Branka Bakšić Mitić për Index. Më vonë u konfirmua se një burrë kishte ndërruar jetë në Majske Poljane. Pas shtatë orësh kërkimesh, u gjet edhe trupi i një burri që mbeti nën rrënojat e një kishe në ŽaŽina.
Të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 u plagosën lehtë, njoftoi Ministria e Brendshme.
Kroacia u godit të martën në orën 12.19 nga një tërmet me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja në një thellësi prej 11.5 kilometra. s.b/abcnews.al/