Kjo Barcelonë nuk funksionin, sidomos pa Messin. Katalanasit luajtën këtë mbrëmje ndeshjen e javës së 16 të LaLiga dhe nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1.
Pjesa e parë ishte e mirë për katalanasit, por në fund të saj nuk pati asnjë gol. Në minutën e 6 Araujo fitoi një penallti dhe Braithwaite e mori përsiper.
Fati në këtë rast nuk ishte me danezin sepse ish-sulmuesi i Leganes e nxori sferën jashtë. Në minutën e 27-të Braithwaite shënoi, por VAR vendosi t’ia anulojë golin për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë Eibar gjeti golin pas një gafe amatore te Araujo, i cili nuk mundi të kontrollojë një top në zonën e tij në minutën e 57. Dhjetë minuta më pas Barcelona barazoi me një aksion model dhe Dembele tundi rrjetën.
Në minutat e mbetura katalanasit tentuan të fitojnë ndeshjen, por nuk ia arritën dhe regjistruan hapin e radhës fals e i largohen akoma më shumë garës për titullin kampion. Messi e ndoqi ndeshjen nga tribuna. /abcnews.al
LaLiga, Java 16
Barcelona-Eibar 1-1
Shënues: Kike 57’/ Dembele 67’

