Tërmeti në Kroaci, Meta: U jemi pranë me të gjitha kapacitetet tona të mundshme

schedule17:53 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 17:53 - 29 Dhjetor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fuqishëm me madhësi 6.4 të shkallës Rihter që goditi pasditen e sotme Kroacinë dhe ka marrë deri më tani 5 jetë njerëzore.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shprehur solidaritetin me popullin dhe autoritetet kroate. Meta ka shtuar se janë pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet e mundshme, si partnerë strategjikë.

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.

Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”, shkruan Meta.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin për Kroacinë, ndërsa tha se Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!