FOTO/ Tërmeti në Kroaci, shqiptari nga Hasi shpërndan bukë falas për të prekurit

schedule17:38 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 17:38 - 29 Dhjetor, 2020

Kosovari nga Hasi shpërndan bukë falas për të prekurit nga tërmeti në Kroaci. Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi sot Kroacinë, ku është shënuar viktima e parë që është një vajzë 12-vjeçare. Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.

Edhe një shqiptar nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që u prekën nga tërmeti duke ju ofruar bukë falas.  Alban Morina, pronari i një furre në zonat e prekura ka filluar të shpërndajë bukë për të pastrehët me qëllim përballimin e situatës.